Albanian Australian Islamic Society
  • Home
  • Services
  • Activities
  • Events

Profesor XHELAL MEROVCI

  • Home
  • /
  • Testimonials
  • / Profesor XHELAL MEROVCI

Profesor XHELAL MEROVCI

Manifestim i veçantë nga AAIS në SIDNEJ

Me 5.05.2012 Shoqata Islamike Shqiptaro-Australiane nga Melburni ne krye me Vahid Gogen dhe imam Dr.Bekim Hasanin ishin ne vizite Komunitetit shqiptaro-australian ne Sydney.

U mbajt nje tubim ku muarren pjese nje numeri konsiderueshem antaresh te Komunitetit shqiptar ne Sydney.

Tubimin e hapi Sali Rexhepii i cili pershendeti te pranishmit dhe paraqiti rendin e dites te tubimit. Ne vazhdim fjalen e mori kryetari i Shoqates, vellau Vahid Goga, i cili prezentoj nje dokumentar lidhur me objektivat, aktivitetin dhe orientimet kryesore te shoqates. Dukumentari zgjoi nji interesim te madh te pjesmarresit, nga se ishte nji dokumentar interesant lidhur me veprimtarine e Shoqates islamike. Ne fund nga te pranishmit u konstatua se Shoqata eshte duke krye nje mision te shenjte per ruajtjen e identitetit fetar, kulturor, gjuhesor e kombetar.

Ne vazhdim te tubimit fjalen e mori imam Dr. Bekim Hasani, i cili mbajti nje ligjerat shume interesante, ku si teme kishte adhurimin ndaj Allahut dhe unitetin islam dhe kombetar. Imami ne menyre profesionale, konkrte dhe bindese shtroj nevojen per unitetin dhe bashkimin fetar dhe kombetar te dispores shqiptare kudo qe jetojne. Imami Dr. Bekim Hasani dha mesazhe te qarta per Islam e Vatan, per ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e vlerave dhe identitetit fetar, kulturor e kombetar te shqiptareve. Ligjerata e tij u prit me nje interesim te jashtezakonshem nga te pranishmit nga se ishte plote miresi, inspirim dhe frymezim. Ne fund imami iu pergjigj ne menyre shume profesionale pyetjeve te pjesmarresve.

Ne fund u konstatua se Komuniteti shqiptar ne Sydney ka nevoje dhe kerkese qe te vizitohet me shpesh nga imami Dr. Bekim Hasani, Vahid Goga apo anetaret tjere te Shoqates.

Te nesermen imami Dr.Bekim Hasani dhe Vahid Goga ashtu si e kerkon tradita shqiptare vizituan disa familje shqiptare per t’u njohur me hallet dhe preokupimet e tyre lidhur me ceshtjet e dynjase.

Ne pergjithesi vizita e Vahid Goges dhe imam Dr. Bekim Hasanit ishte shume e suksesshme dhe e dobishme, prandaj falenderoj ardhjen e tyre dhe iu them: Allahu ju shperblefte ne misionin e juaj te shenjte.

I juaji ne Islam,

Profesor Xhelal Merovci

Sydney 7.05.2012

Join Our Team

765 Drummond Street
Carlton North 3065
Melbourne, Australia

Privacy Policy
Quick Links
  • Shortcodes
Follow Us

Copyright © 2018 Webvisage.
All Rights Reserved.