AAIS Children's Saturday Education Class Presentation 2019

AAIS CHILDREN'S SATURDAY EDUCATION CLASS PRESENTATION 2019

On Saturday 14 December 2019, the Albanian Australian Islamic Society (AAIS) held its final Children's Saturday Educational Classes at the AAIS Youth Centre for 2019.

Alhamdulillah, we have had a very successful year of providing a variety of educational classes for AAIS Financial Member families.

The Classes ran every Saturday from 10:30am to 12:30pm during the school terms and focused on learning how to read Arabic, Quran, Islamic Studies and How to Pray.

There were three different classes:

  • Junior Class (Kindergarten - Grade 1)
  • Primary Class (Grade 2-6)
  • Secondary Class (Year 7 and above)

The End of Year Presentation, was a wonderful opportunity for students to further demonstrate to their parents all the topics they learned and skills they acquired including reading Arabic, reciting the adhaan, demonstrating how to pray as well as the other Islamic topics they learnt.

The children were presented with an AAIS 'Certificate of Achievement' and a small gift for their great effort in completing the Educational Program in 2019.

The Teachers, who volunteered throughout the year, were also presented with a gift in appreciation for all the hard work they dedicated towards the classes.

I would like to take this opportunity to thank Imam Perparim and the Volunteer Teachers; Selima, Amina, Yasmine, Merita and Abdur-Rahmaan who volunteered their time and worked tirelessly to lesson plan and teach the children each week.

Lastly, a special thank you too to all the Volunteer Parents that worked in the Cafe to a roster each week and also for bringing their children to learn and socialise together.

May Allah (swt) bless everyone involved in helping our Society provide this important service to financial members and their families. Insha- Allah (God-willing), the Society's Educational Programs will continue for many more years to come.

We look forward to another fantastic year of childrens educational classes in 2020.

Kasum Ameti
AAIS Committee
www.aais.org.au

PREZANTIMI I KLASAVE EDUKATIVE TË DITËVE TË SHTUNAVE TË AAIS-IT 2019

Të Shtunën më 14 Dhjetor 2019, Shoqata Islamike Shqiptare Australiane (AAIS) zhvilloi Klasat e saj të fundit të Edukimit për Fëmijët e të Shtunave në Qendrën Rinore të AAIS për vitin 2019.

Elhamdulilah, kemi pasur një vit shumë të suksesshëm për të siguruar një larmi orësh edukimi për familjet e Anëtarëve Financiar të AAIS.

Klasat janë zhvilluar çdo të Shtunë nga 10:30 e mëngjesit deri në 12:30 pasdite gjatë semestrit shkollorë dhe u përqendruan në të mësuarit se si të lexohet arabisht, Kuran, Studime Islame dhe si të falen.

Kishte tre klasa të ndryshme:

  • Klasa e të vegjëlve (Parashkollor - Klasa 1)
  • Klasa fillore (klasa 2-6)
  • Klasa e mesme (klasa 7 e lart)

Prezantimi i Fundvitit, ishte një mundësi e mrekullueshme për studentët që të demonstrojnë për prindërit e tyre të gjitha temat që mësuan dhe aftësitë që ata përfituan përfshirë leximin e arabishtes, recitimin e ezanit, demonstrimin e faljes, si dhe temat e tjera islamike që ata mësuan.

Fëmijëve iu dha një Çertifikatë Arritje e AAIS dhe një dhuratë e vogël për përpjekjen e tyre të madhe në përfundimin e Programit Arsimor në vitin 2019.

Mësuesit, të cilët kontribuan vullnetarisht gjatë gjithë vitit, iu dhuruan gjithashtu një dhuratë vlerësimi për të gjithë punën e palodhur që ata i kushtuan klasave.

Unë shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar Imam Përparimin dhe Mësuesit Vullnetarë; Selima, Amina, Yasmine, Merita dhe Abdur-Rahmaan të cilët kontribuan vullnetarisht kohën e tyre dhe punuan pa u lodhur në planin mësimorë dhe mësimdhënien e fëmijëve çdo javë.

Së fundmi, një falënderim i veçantë për të gjithë Prindërit Vullnetarë që punuan në Kafenenë sipas një liste për çdo javë dhe gjithashtu për sjelljen e fëmijëve të tyre për të mësuar dhe shoqëruar bashkë.

Allahu i shpërbleftë të gjithë të përfshirët në ndihmën e shoqatës sonë për të ofruar këtë shërbim të rëndësishëm për anëtarët financiarë dhe familjet e tyre. Insha- Allah (në dashtë Zoti), Programet edukative të Shoqatës do të vazhdojnë për shumë vite të tjera.

Ne mezi presim një tjetër vit fantastik për edukimin e fëmijëve në vitin 2020.

Kasum Ameti
Këshilli i AAIS